301 është mesazh për Google dhe shfletuesin: kjo faqe u zhvendos përgjithmonë këtu. Ruan çdo vit pune të investuar në pozicione.
Kur ju duhet patjetër
- Ndryshoni adresën e një faqeje që është në Google
- Fshini faqe që zëvendësohet nga një e ngjashme
- Riemërtoni kategori ose produkt
- Ndërtoni faqe të re me strukturë tjetër adresash
- Kalim nga http në https
Nëse nuk e bëni
Adresa e vjetër kthen 404. Kushdo që kliken nga Google sheh gabim dhe largohet. Pozicioni i ndërtuar për dy vite zhduket.
Si bëhet
- Plugini Redirection (falas) → Add new: Source URL e vjetra, Target URL e reja, tipi 301
- Rank Math dhe Yoast Premium kanë modul të integruar me ridrejtim automatik
- Të avancuara: rregulla në .htaccess — gabimi aty do të thotë ekran i bardhë
Rregullat
- 301 = i përhershëm. 302 = i përkohshëm
- Drejtoni te faqja më e ngjashme, jo gjithçka te kryefaqja
- Shmangni zinxhirët (A → B → C)
- Pas ndryshimit masiv: ndiqni 404-at në Search Console
Te klientët tanë
Kur ndërtojmë faqe të re mbi një të vjetër, ridrejtimet janë pjesë e punës. Prandaj faqja e re sjell rritje, jo rënie.