Instalimi i WordPress tingëllon teknik, por zgjat më pak se një pushim kafeje. Ja të dyja mënyrat.
Mënyra 1: një klik (e rekomanduar)
- 1. Hyni në cPanel
- 2. Gjeni Softaculous → WordPress → Install Now
- 3. Zgjidhni domenin (me https://), direktoriumin lëreni BOSH nëse doni faqen në adresën kryesore
- 4. Titulli, përdoruesi admin (JO admin!), fjalëkalim i fortë, email-i juaj
- 5. Gjuha — ndryshohet më vonë
- 6. Klik Install → për 1-2 minuta merrni dy adresa: faqja dhe /wp-admin
Kaq. SSL te ne është aktiv, faqja punon menjëherë me https.
Mënyra 2: manualisht
- Shkarkoni WordPress nga wordpress.org dhe ngarkojeni në public_html
- Në cPanel → MySQL Databases: krijoni bazë dhe përdorues me të gjitha privilegjet
- Hapni adresën → magjistari kërkon emrin e bazës, përdoruesin dhe fjalëkalimin → Install
6 cilësimet e para
- Permalinks → Post name (URL të pastra, të rëndësishme për SEO)
- Hiqni shenjën Discourage search engines → Settings → Reading
- Titulli dhe përshkrimi → Settings → General
- Fshini përmbajtjen demo
- Tema — e lehtë dhe e shpejtë
- Pluginët — SEO, cache, siguri, kopje
Gabimet më të shpeshta
Instalim në nënfolder · përdoruesi admin · fjalëkalim i dobët · email i harruar.
Te ne instalimin e bëjmë falas me kërkesë — bashkë me SSL dhe cache.