Staging është kopje e saktë e faqes suaj, në adresë të fshehur, ku mund të prishni çfarë të doni — pa e parë asnjë vizitor real.
Pse ekziston
Sepse çdo ndryshim është rrezik. Live, gabimin e paguajnë klientët tuaj. Në staging — askush.
Kur është i detyrueshëm
- Përditësime të mëdha (WordPress, WooCommerce, pagesa)
- Ndryshime dizajni ose strukture
- Plugin i ri që prek pagesat ose dërgesën
- Para çdo fushate festash
Si funksionon
- 1. Nga cPanel krijohet kopja për një minutë
- 2. Punoni atje: përditësoni, ndryshoni, rregulloni
- 3. Testoni GJITHÇKA: kryefaqja, formularët, shporta, pagesa, email-et
- 4. I kaloni ndryshimet live — ose i hidhni
Kurthet
- Google nuk duhet ta indeksojë — duhet fjalëkalim ose noindex
- Mos dërgoni email realë nga staging
- Kujdes me pagesat — përdorni modalitet testi
- Mos punoni në dy vende njëkohësisht
Te ne
Staging e krijojmë për klientët kur ka ndryshim të madh — dhe është pjesë standarde e mirëmbajtjes për dyqanet.