Një bluzë në 3 madhësi dhe 4 ngjyra nuk është 12 produkte — është NJË produkt me 12 variacione.
Hapi 1: atributet
Products → Attributes → krijoni Madhësi (S, M, L) dhe Ngjyrë. Atributet krijohen NJËHERË dhe përdoren kudo.
Hapi 2: produkt i ndryshueshëm
- Product data → Variable product
- Attributes → shtoni → shënoni Used for variations
- Variations → Generate variations
- Për secilin: çmim, foto, peshë, SKU, stok
Hapi 3: stok që nuk gënjen
- Manage stock — aktivizoni
- Low stock threshold — njoftim kur mbeten pak
- Out of stock visibility
- Hold stock — rezervim për porosi të papaguara
Gabimi më i shtrenjtë
Shitur por nuk ka. Blerësi paguan, ju telefononi për anulim — ai nuk kthehet. Stok për çdo variacion.
Detajet që ndihmojnë
- Foto për çdo variacion
- SKU për çdo variacion
- Formulari më njofto kur ka
Nëse keni shumë produkte
Importi me CSV është zgjidhja — e bëjmë për klientët, me foto.