Faqja e ngadaltë do të thotë klientë të humbur dhe vend më i keq në Google. Ja shkaqet sipas shpeshtësisë.
Tetë fajtorët
- 1. Imazhe të mëdha — shkaku më i shpeshtë. Foto nga telefoni ka 4-6MB; në faqe duhet nën 200-300KB.
- 2. Shumë pluginë — mbi 20 aktivë është alarm.
- 3. Pa cache — LiteSpeed Cache në serverët tanë zgjidh 80% me një buton.
- 4. Version i vjetër PHP — PHP 8.x deri dy herë më i shpejtë. Shpejtësi falas.
- 5. Temë e rëndë — temat gjithçka-në-një sjellin megabajt kod të papërdorur.
- 6. Server i mbingarkuar — shpejtësia juaj varet nga trafiku i tjetrit.
- 7. Skripte të jashtme — widget chat-i, piksele, fonte nga pesë burime.
- 8. Largësia e serverit — server në SHBA për vizitorë ballkanikë shton vonesë.
Si të matni (falas)
PageSpeed Insights — shikoni rezultatin në CELULAR. Nën 50 = urgjente; 50-80 = ka punë; mbi 90 = shkëlqyeshëm.
Rendi i rregullimit
Imazhet → cache → versioni PHP → pluginët. Ata katër japin 80% të përmirësimit.