Ironia e e-tregtisë: ndërtoni shitje me muaj, dhe faqja bie pikërisht kur të gjithë blejnë. Fushatat e festave fitohen 4 javë PARA festës.
4 javë para: teknika
- Kapaciteti — prisni 5-10 herë më shumë vizita? Flisni me hostin për përforcim
- Shpejtësia — kompresoni TANI fotot e produkteve në zbritje
- Test i pagesës — porosi e plotë me kartë, nga shporta te konfirmimi
2 javë para: oferta
- Zbritje të qarta (çmim i vjetër/i ri) — deri -70% ku asgjë s'është -70% vret besimin
- Banerë dhe faqe e veçantë zbritjesh
- Ngrohni listën e email-eve
1 javë para: logjistika
Stoku i sinkronizuar me faqen, marrëveshje me korrierin, dhe afat i qartë dërgese NË faqe.
Dita D
Vëzhgoni live: porosi, shpejtësi, gabime. Dhe mos publikoni version të ri të faqes ATË ditë.